MENU
klinika

Serie A, Java 23

Nuk luan Hysaj, Napoli u rikthehet humbjeve

09.02.2020 - 16:55

Pas dy fitoreve radhazi në Serie A dhe një në Kupën e Italisë, Napoli është rikthyer te humbja, për më tepër në shtëpi ndaj Lecce-s, në shifrat në 2-3.

Lapadula ndëshkoi vendasit në 29’ dhe pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1. Me të nisur pjesa e dytë, Milik barazon shifrat. Por kur u duk se do të vinte përmbysja, miqtë realizojnë dy gola.

Është sërish Lapadula që realizon (61’), ndërsa Mancosu në 82’ i jep shumë siguri fitores së Lecce-s. Goli i Callejon në 90’ vetëm sa ngushtoi rezultatin. Elseid Hysaj nuk u preferua titullar, por ndonëse ishte në stol, trajneri Gattuso nuk e aktivizoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN