MENU
klinika

Suksesi koreano-jugor

“Parasite” së shpejti si serial

11.02.2020 - 15:38

       “Parasite” hyri në histori! Ndërsa realizimi kinematografik sapo fitoi një “Oscar”, Mark Ruffalo ka bërë prova për një rol protagonist, në versionin televiziv të filmit të regjisorit koreano-jugor, Bong Joon-ho. “Parasite” u vlerësua me “Oscar”,  duke u cilësuar si “Filmi më i mirë”.

Ylli i filmave “Avengers” ishte i pranishëm në publik të dielën mbrëma, kur regjisori i këtij filmi rrëmbeu katër trofe të rëndësishme “Oscar”, në edicionin e 92-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve akadamike. Por, ndërkohë, ai konsiderohet si aktori i mundshëm për t’u angazhuar në serinë televizive të kanalit HBO, të adaptuar nga filmi i shumë shpërblyer nga Koreja e Jugut.

Sipas disa burimeve, regjisori Bong po bashkëpunin me regjisorin amerikan, Adam McKay, në realizimin e pesë apo gjashtë episodeve të serialit, ku Ruffalo, konsiderohet si më i favorshmi për të luajtur njërin nga rolet protagoniste në këtë projekt. Ndërkaq, detajet e sakta të personazhit që aktori mund ta luajë, ende nuk janë zbuluar.

 

Regjisori Bong, i cili hyri në histori me triumfin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, ku “Parasite” u bë filmi i parë jo në anglisht, që e fitoi çmimin akademik në kategorinë “Filmi më i mirë”, kishte treguar së fundmi, se ka pasur shumë ide për realizimin e një seriali televiziv, bazuar në këtë histori. Xhirimet për serialin “Parasite”, pritet të fillojnë në vitin 2021.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kana pret kinemanë botërore

Cilët filma renditen në garë?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit