MENU
klinika

Mes tyre ish-kreu i ALUIZNI-it

Pasojat nga tërmeti, ‘arrest me burg’ për të shpallurit në kërkim

20.02.2020 - 19:21

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’ për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Me kërkesë të prokurorisë, është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E afërmja humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Emrat/ Lihen në burg 9 të arrestuarit pas tërmetit