08.02.2020 - 10:30
Receta për: 5 persona
INGREDIENTËT
- 1 pako makarona penne
- 100 gram spinaq
- 10 gjethe borzilok
- 20 gram fara pishe
- 20 gramë djathë parmixhano
- 1/2 lëng limoni
- 35 ml vaj ulliri
- kripë
UDHËZIMET
- Në një blender elektrik bashkoni spinaqin e larë, borzilokun, farat e pishës, djathin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. I trazoni për disa sekonda.
- Zieni makaronat me metodën e zakonshme me kripë.
- Shërbejeni në pjata dhe sipër i shtoni salcën e freskët pesto. Ju bëftë mirë!