Nis për 5 net, nga 2 deri më 6 mars, në Prishtinë, “Prishtina Jazz Week 2020”. Festivali i xhazit do të bashkojë artistë nga e gjithë bota, në Kosovë.
Ndonëse ky dimër ka qenë më i ngrohtë se zakonisht, duket se java e parë e marsit do të jetë më e ngrohta ndonjëherë. Tashmë në edicionin e tretë, Prishtina Jazz Week 2020 e vazhdon traditën e organizimit të superkoncerteve të zhanrit xhaz, në Kino Armata, me artistë të njohur të xhazit nga bota dhe vendi, me punëtori muzikore në Dit’ e Nat’, ku do të kenë qasje të gjithë ata që duan të marrin mësime nga xhaz maestrot mysafirë, dhe me jam sessions deri në orët e hershme të mëngjesit në Zanzi Jazz Bar, sipas medieve kosovare.
Organizuar nga 2-6 mars në Kino Armata në Prishtinë, “Prishtina Jazz Week 2020” fillon furishëm me xhaz vokalisten Nikoletta Szőke Quartet feat. Kristóf Bacsó nga Hungaria, për ta vazhduar natën e dytë me xhaz vokalisten, kompozitoren dhe aranzhuesen e jashtëzakonshme Elif Çağlar dhe bendin e saj nga Turqia, pasuar nga Marcos Varela Trio me 4 mars dhe Broken Circles ft. Joel Ross me 5 mars, dy xhaz formacione të njohura nga SHBA, dhe për ta përmbyllur festivalin me një ndër performansat e para të Prishtina Big Band, ansambli i sapo formuar i 17 artistëve vendor udhëhequr nga Armend Xhaferi.
Krahas xhaz-koncerteve të jashtëzakonshme, “Prishtina Jazz Week 2020” organizon edhe gruoet muzikore në “Dit’ e Nat’” udhëhequr nga artistët pjesëmarrës dhe ku muzikantët e interesuar të të gjitha moshave, gjinive apo etniciteteve, do ta gjejnë hapësirën e sigurt për t’u rritur, për të bashkëpunuar dhe për të përparuar në instrumentin e tyre.
Ndërsa “jam session” do të organizohen çdo natë, pas koncerteve në Zanzi Jazz Bar.
“Aty do të zgjidhen të gjithë rripat, do të thyhen të gjitha barrierat dhe do të hapet çdo cep i skenës për t’u shndërruar në ftesë të parezistueshme për të gjithë muzikantët prezentë, vendoas e të huaj, ta lënë momentin ta marrë rrjedhën dhe muzikën, të rrjedhë nga të gjithë së bashku”, – thuhet në komunikatë.
Ky pra, është shpirti i “Prishtina Jazz Week”: të sjellë muzikantë dhe njerëz të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota në Prishtinë, për të frymëzuar njëri- tjetrin, për të krijuar platforma për mësimin, përparimin dhe rritje muzikore, si dhe për ura të reja bashkëpunimi mes të gjithë artistëve pjesëmarrës.
Prishtina Jazz Week 2020 line-up:
02/03/2020: Nikoletta Szöke feat. Kristóf Bacsó Quartet (Hungary)
03/03/2020: Elif Çaglar Quartet (Turkey)
04/03/2020: Marcos Varela Trio (USA)
05/03/2020: Broken Circles ft. Joel Ross (USA)
06/03/2020: Prishtina Big Band (Kosova)
Orari i punëtorive muzikore postohet në ditët në vijim në vegëzat e mëposhtme: FB: https://www.facebook.com/prishtinajazzweek Instagram: https://www.instagram.com/prishtinajazzweek/ Event: https://www.facebook.com/events/2494480840806975
Biletat për Prishtina Jazz Week 2020 mund t’i gjeni online në: https://www.rave-travel.com/, ose offline në lokacionet e mëposhtme:
– Prishtinë: Rave Travel, Soma , Dit’ e Nat’, Zanzi Jazz Club.
– Prizren: Vector Diamond
– Peja: Soho Bar
– Tirana: Destil Hostel Prishtina Jazz Week 2020 mbështetet nga: Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, Ambasada e Turqisë në Prishtinë.