MENU
klinika

Formë proteste në Oscars

Pse fustani i Natalie Portman ishte më i veçanti!

10.02.2020 - 12:25

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, ku u shpallën si çdo vit fituesit e filmit më të mirë, skenarit më të mirë, aktorit më të mirë etj.

Aktorja Natalie Portman parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe floriri, të markës Dior.

Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën detajet e veçanta në pelerinën mbi fustanin e Portman, ku kishte qëndisur disa emra.

Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, aktorja kishte shkruar përgjatë fustanit të saj emra të regjisoreve që nuk u nominuan këtë vit në “Oscars 2020”.

Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig (Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers) , Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).

“Sipas mënyrës time, doja të vlerësoja të gjitha regjisoret femra që nuk u vlerësuan për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit”- u shpreh Portman, e cila mori mbështetjen e publikut për këtë gjest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

“Zana” rrëmben hapësirë në mediat ndërkombëtare