MENU
klinika

"Pushtuesja" e lexuesve...

Pse kjo autore shiti mbi 100 milionë kopje?

03.02.2020 - 15:09

     Me përjashtim të vdekjes, MHC mund të kishte vazhduar pareshtur për një kohë të gjatë, duke ofruar eksperiencën e saj në të shkruar, për të cilën tashmë jemi të vetëdijshëm për rezultatin dhe çfarë duhet të bëjmë për t’ia arritur këtij qëllimi. Le të themi se mënyra e të shkruarit të saj paralajmëron një formë të letërsisë androide./Konica.al

Të gjitha zhanret e kombinuara, Mary Higgins Clark ishte ndër shkrimtaret më të lexuara në botë, por vdekja e mori në moshën 92-vjeçare. Para së gjithash, sepse Mary Higgins Clark, e mbiquajtur ndryshe “mbretëresha e suspansës”, njëlloj siç ka mbretër të popit, u largua pa dramë. “Vrasësi është i njohur, – shkruante gazeta “Le Monde”, – janë komplikime të pleqërisë”.

Mary Higgins Clark u bë një autore e suksesshme në gjysmën e dytë të jetës së saj, duke shkruar më shumë se pesëdhjetë bestsellerë, histori shpesh të adaptuara në ekran – në filma ose në televizion. Shitjet e librave të saj i kanë tejkaluar 100 milionë kopje.

Ajo ishte unike. Askush nuk ka qenë më i lidhur me lexuesit sesa ajo: ajo i mirëkuptonte sikur të ishin anëtarë të familjes së saj. Ajo e dinte me siguri se çfarë donin të lexonin dhe ato që nuk donin të lexonin. Megjithatë, ajo arriti t’i befasojë ata me çdo libër të ri që nxirrte nga dora. Ajo ishte mbretëresha e suspansës”, – deklaroi redaktori i saj Michael Korda.

Shrkimtarja nuk u shkëput për asnjë çast nga rrënjët e saj të origjinës. Shpeshherë, subjektet, personazhet etj. e merrnin spunton nga tregimet irlandeze. Sigurisht, nëse “MHC” pretendonte se ishte i një zhanri, ishte më tepër ajo gjenetike dhe e mishëruar në përrallat irlandeze./Konica.al

Meqenëse ishte femër dhe ngaqë shkruante romane misteri, Mary Higgins Clark shpesh është krahasuar me Agatha Christie, edhe pse në realitet ato nuk kanë asnjë të përbashkët. Përkundrazi, Mary Higgins Clark është nëna e një lloj inteligjence artificiale bestseller, deri në atë pikë saqë puna e saj pothuajse mund të vazhdonte edhe pas vdekjes së saj. Kryesisht titulli i librit të saj të 57-të: “Kujto natën e kaluar”.

Dramat familjare do ta bindin shkrimtaren, se më e keqja mund të ndodhte gjithmonë dhe kjo bën që gjithë bota të kthehet përmbys, pikërisht këto subjekte pëlqen të përshkruajë në librat e saj. I ati i vdiq nga një atak zemre kur ishte 10 vjeç dhe nëna, e cila mbeti vetëm me tre fëmijë, u detyrua të ndante shtëpinë e saj me qiramarrësit. Mary Higgins Clark do t’i duhet të punojë shumë e re, me punë të ndryshme, ndër to edhe daktilografiste etj. I ndërpret udhëtimet nëpër botë për të rritur fëmijët, duke vijuar daktilografimin, në kuzhinën e saj nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit, para se fëmijët të niseshin për shkollë. Ka shkruar “Privilegjet e kuzhinës” (2002), “Ku janë fëmijët?” (1975), “S’ka si shtëpia” (2005), “Ti nuk më zotëron” (2018), “Vrasja me trëndafila të kuq”, etj./Konica.al

U bë një autore me famë botërore, duke shkruar për “njerëz të bukur, jeta e të cilëve ishte e pushtuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’

Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”