Të gjithë e mbajnë mend rusin Sergey Bubka. Por tashmë idhulli i ri në garën e kërcimit me shkop është suedezi Armand Duplantis. Në një turne të sallave të mbyllura të zhvilluara në Glasgou të Skocisë, atleti 20-vjeçar vendosi rekord të ri botëror, duke kërcyer 6.18 metra.
Ai përmirësoi me 1 centimetër rekordin 6.17 metra që kishte vendosur vetë një javë më parë, në Poloni. Pra, brenda një jave, atleti suedez arrin të bëjë mrekullinë në garën e kërcimit me shkop, duke “fluturuar” në ajër.
Për 7 ditë ai përmirësoi me 2 centimetra rekordin e francezit Renaud Lavillenie (6.16 metra), rekord që ishte vendosur në vitin 2014. Sipas specialistëve ai ka mundësi që të kërcejë deri në 6.25 metra në të ardhmen.