MENU
klinika

“Bota e Duas”

Revista “Vogue”/ Në videon e Dua Lipës flitet shqip!

29.02.2020 - 17:20

Dua Lipa është shumë e emocionuar që është bërë pjesë e revistës më të famshme të modës, “Vogue”.

Aq e lumtur është këngëtarja saqë na bëri dhe ne ta admirojmë më shumë për një detaj që s’mundi të na shpëtonte.

Në videon e “Vogue” flitet shqip! Po, po!

Në të shfaqet Dua e cila ashtu si çdo femër nuk ka çfarë të veshë çdo mëngjes dhe nis me provat deri në momentin që vesh një fustan “Marc Jacobs”.

“Ajo veshi Marc Jacobs”, dëgjohet të thotë një zë femre në videon e titulluar “Bota e Duas”.

Bukuroshja shqiptare provon shumë fustane klasike dhe me stil para se të arrijë te ai i duhuri dhe ka dashur të na tregojë se “S’kam çfarë të vesh”, është dilema e saj më e madhe!

Epo se mos vetëm e saj!