MENU
klinika

Mezi po prisnim!

Rikthehet seriali i preferuar i të gjithëve “Friends”

22.02.2020 - 15:36

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer kanë rënë dakord për një ribashkim të veçantë që do të nisë në maj. Yjet e “Friends” do të kthehen me një speciale që do të gëzojë miliona fansa në mbarë botën.

Seriali komedi i pati fillimet e veta në 1994, dhe ishte një nga sitcom-et më të njohura dhe më të dashura në historinë e televizionit.

 

View this post on Instagram

 

It’s happening… ⁣ ⁣ ⁣ @hbomax⁣ @courteneycoxofficial⁣ @lisakudrow⁣ @mleblanc⁣ @mattyperry4⁣ @_schwim_

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on


Wall Street Journal raportoi në korrik se HBO Max po paguan 425 milionë dollarë për të realizuar serialin për pesë vjet.

Lajmi i bukur është dhënë nga vetë aktorët të cilët kanë publikuar një foto mjaft speciale në Instagram, ku dëshmojnë se po ndodh ribashkimi më i madh i kohërave.