MENU
klinika

Gjendja e rrugëve

Rinisin reshjet e borës në Korçë dhe Dibër

05.02.2020 - 08:59

Fillimi i muajit shkurt ka risjellë motin e ftohtë dhe reshjet e dëborës në qarkun e Korçës dhe Dibrës. Trashësia e borës deri në këto momente ka arritur ne 10 cm në Korçë dhe Pogradec.

Në qytetin e Pogradecit ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa akset Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.

Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.