MENU
klinika

Depozitat bankare shkojnë në 38 mld lekë

Rriten të ardhurat nga emigrantët dhe shpenzimet publike

08.02.2020 - 12:07

Dinamika e re e zhvillimit që përfshiu sektorin e turizmit në vendin tonë ka dhënë impakt edhe në drejtim të rritjes së depozitave bankare. Depozitat bankare u rritën me 38 miliardë lekë ose rreth 315 milionë euro vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, gjatë vitit 2019, rritja e depozitave ka qenë më e lartë në 6-mujorin e dytë të vitit, e mbështetur kryesisht nga turizmi.

Ndërsa u shënua dhe rritje e fluksit të remitancave gjatë kësaj periudhe por dhe rritja e shpenzimeve publike. Gjatë muajit dhjetor, totali i depozitave u shtua me rreth 10.5 miliardë lekë, citon BSH-ja.

Struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga fondet në valutë dhe sidomos në euro, që mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve për mbajtjen e kursimeve të tyre.