07.02.2020 - 16:07
Receta për: 4 persona
INGREDIENTËT
- 1 tufë rukola
- 1 portokall
- 1 lugë gjelle pesto genozese
- 1 lugë gjelle fara luledielli
- 150 gram djathë mozzarella
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle açeto balsamike
- Pak finok
UDHËZIMET
- Lani mirë rukolën, e shtrydhni për t’i hequr ujin dhe e ndani me dorë në copa të cogla.
- Prisni finokun në fileto të holla të mëdha dhe ia shtoni sipër sallatës.
- Shtoni peston, farat e lulediellit, vajin e ullirit dhe i përzieni të gjitha bashkë.
- Sipër i vendosni fetat e mozzarellës, fetat e portokallit dhe në fund pak açeto balsamike. Sallata është gati.
Ju bëftë mirë!