Trafiku na vjedh të gjithëve, disa orë të mira të ditës. Stresi, për rrjedhojë, po ashtu. Por, disa vende kanë mundur t’ia gjejnë një zgjidhje. Një plan gjenial, kundër korit të borive të zhurmshme në rrugët e qytetit. Policia e Mumbait, i detyron shoferët të presin edhe më gjatë në trafik, duke vonuar dritën jeshile nëse ata i bien borisë së makinës teksa presin semaforin të hapet./Konica.al
Sipas provave gjatë muajve nëntor-dhjetor, të vitit të kaluar, u aplikua një sistem modern që lidhte decibelët e zhurmës shkaktuar nga boritë me semaforët, në kryqëzime. Nëse regjistruesi do të ishte në nivelin mbi 85 decibel, sinjali i semaforit do të vazhdonte të mbetej i kuq.
Pranay Ashok, zëdhënës i policisë, tha për CNN, se eksperimenti u zhvillua në disa prej kryqëzimeve më të rëndësishme të qytetit, për 15 minuta në ditë. Po ashtu, ai shtoi se do të ketë prova sërish, në 10 pika të tjera, gjat muajit të ardhshëm, duke shpresuar që nisma e re, ta lehtësojë sistemin e menaxhimit të trafikut.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, policia e përshkruan Mumbain, si kryeqytetin botëror të borive, ndërsa sipas Indeksit të Trafikut të aplikacionit “TomTom”, qyteti u rendit i katërti në botë, për trafikun tejet të rënduar, në vitin 2019. Shoferët ishin bllokuar në rrugë, për 17 orë rresht./Konica.al