Serialet turke kanë thyer rekorde shikueshmërie në të gjithë botën. Ata kanë pushtuar televizionet dhe po transmetohen edhe në Amerikë.
Njerëzit janë bërë të fiksuar pas tyre dhe nisur nga shikueshmëria e lartë, “Forbes” ka shpallur filmin më të mirë turk.
Në listë ka vendosur disa filma shumë të ndjekur dhe fitues është shpallur “Çukur”. Ky film është transmetuar në Shqipëri në televizionin “Klan Plus” dhe sipas revistës filmi ka pasur një fitim marramendës prej 58.2 milionë lirash.
Pjesë e kësaj liste janë edhe disa seriale të tjerë që janë transmetuar në Shqipëri si: “Kryeqyteti Abdylhamid”, “Zonja Fazilet dhe të bijat”, “Vrasje të vogla”, “Xhenet”, “Dashuri bardh e zi”, “Më fal”, “Lot në Detin e Zi”.