MENU
klinika

Subvencione për bletarinë

Shqipëria eksporton mjaltë drejt Kinës

08.02.2020 - 12:14

Sipas njoftimit për mediat të Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. “Edhe sivjet ne do subvencionojmë nga Skema Kombëtare sektorin e bletarisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se mjalti është një produkt kaq i domosdoshëm për njeriun, por bleta shkencërisht është nga qeniet më të rëndësishme rruzullin tokësor” tha ministri Çuçi.

Më pas ai njoftoi një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend që është pikërisht hapja e eksportit me Kinën. Ministri Çuçi tha se kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit tanë, që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.

blete
blete

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kinës për të hapur eksportin e mjaltit drejt këtij vendi. Presim vetëm një çertifikim të fundit nga autoriteti përgjegjës doganor i qeverisë së Kinës për të filluar direkt me eksportin e mjaltit shqiptar. Kjo do të hapte mundësi akoma më të mëdha për ta zgjeruar prodhimin e mjaltit në vend”– tha ministri Çuçi.

Sipas Çuçit në VKM-në e miratuar së fundi në qeveri për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere.