MENU
klinika

Çfarë çështjesh përfshin?

Shqipëria nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me Çekinë

20.02.2020 - 17:01

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pragë. Sipas zyrës së shtypit, për palën shqiptare, Protokolli u nënshkrua nga Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi dhe për palën çeke nga Zv. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, znj. Martina Tauberová.

Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.

Dy zëvendësministret vlerësuan, gjatë këtij sesioni, bashkëpunimin e deritanishëm dhe diskutuan mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren nga të dyja palët në vijim, në fushat me interes reciprok.

Përgjatë dy ditëve, ekspertët teknikë të këtyre fushave diskutuan mbi mundësitë dhe hapësirat për bashkëpunim, si dhe evidentuan mekanizmat dhe instrumentat që do të bëjnë të mundur implementimin e këtij protokolli. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milionë euro, ku importet llogariten 60.44 milionë euro, ndërsa eksportet në 33.98 milionë euro.