16.02.2020 - 11:27
Receta për: 4 persona
Jo vetëm të bukura për syrin, por shuumë të shijshme!
INGREDIENTËT
- 1 pako makarona spaghetti
- 1-2 panxhar
- 1-2 thelpi hudhër
- 1-2 lugë gjelle gjalpë
- 100 gram pana
- 100 gram djathë parmixhano
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Fillimisht vendosim në zjarr 1 tenxhere me 1.5 litër ujë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë kripën, e trazojmë dhe më pas shtojmë makaronat të cilat i lemë të ziejnë sipas kohës së përcaktuar në paketim.
- Ndërkohë vendosim në blender, panxharin me panën. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe hudhrat e shtypura, i lemë sa të aromatizojnë gjalpin dhe më pas i largojmë.
- Shtojmë në tigan purenë e panxharit dhe e lemë të marrë një valë të lehtë.
- Më pas shtojmë gjysmën e sasisë së djathit dhe pak lëng nga zierja e makaronave. E trazojmë salcën dhe shtojmë makaronat.
- Rregullojmë shijen me pak piper dhe i servirim makaronat menjëherë të ngrohta spërkatur me djathë parmixhano.