Që kur Britania është larguar nga Bashkimi Evropian, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka lëvizur me shpejtësi për të arritur qëllimet e veta.
Ky është ringjallja pas Brexitit e një vizioni të liderëve francezë të njëpasnjëshëm, të cilët dëshirojnë të krijojnë politika mbrojtëse të BE-së, të cilat do të mbështeteshin më shumë tek armët bërthamore evropiane, sesa tek SHBA dhe NATO. Për dekada të tëra, ky qëllim u pengua nga anëtarët e tjerë të BE-së.
Brexit, Donald Trump dhe Vladimir Putin e kanë inkurajuar Macron që ta vendosë përsëri në tryezë, dhe këtë herë ai po merr më shumë vëmendje.
Ambiciet franceze më parë ishin penguar nga Gjermania dhe Britania e Madhe, të cilat ishin lidhur më shumë me NATO-n dhe i konsideronin SHBA-të si më të besueshme.
Gjithçka ka ndryshuar tani: me Brexit, Mbretëria e Bashkuar nuk ka më zë në BE, ndërsa Gjermania është bërë gjithnjë e më e shqetësuar për politikat bërthamore të Presidentit Trump.
Duke njohur frikën e krijuar nga një garë e rifilluar e armëve bërthamore midis SHBA dhe Rusisë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar armë bërthamore më të “përdorshme”, përfshirë një gjeneratë të re të raketave me rreze të mesme të zgjeruar, Macron premtoi se “Franca kurrë nuk do të përfshihet në betejën bërthamore “.
Macron duket se shpreson që vendet e tjera evropiane të jenë të gatshme të mirëpresin armët bërthamore franceze si garantues të sigurisë rajonale.
Ky traktat pikë referimi ndalon të gjitha aktivitetet që lidhen me blerjen, posedimin, vendosjen dhe përdorimin e armëve bërthamore.
Përveç “jelekverdhëve” dhe telasheve ekonomike, Macron dëshpërimisht ka nevojë për një ide të madhe për të shpërqendruar popullin nga sfidat e tij të brendshme dhe shpreson se vizioni i bashkimit të Evropës nën një ombrellë bërthamore franceze do të funksionojë. Por nuk do të funksionojë.
Ndërkohë, qeveria komunale e Parisit u është bashkuar qyteteve dhe vendeve të tjera të botës në ndërmarrjen e hapave praktikë për t’i dhënë fund investimeve në lidhje me armët bërthamore dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare që ndalojnë aktivitetet që mund të çojnë sërish në përdormin e armëve bërthamore, që do të përdoren përsëri.
Nëse Macron me të vërtetë dëshiron të kontribuojë në sigurinë evropiane, ai duhet të sigurojë që edhe Franca ta bëjë këtë.
Dr Rebecca E Johnson është drejtoreshë e Institutit Acronym për Diplomacinë e armarmatimit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al