MENU
klinika

"Zog"

Tatuazhi i ri i Rita Orës flet shqip!

01.02.2020 - 12:59

Rita Ora ka treguar tatuazhin e saj më të ri!

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet në profil duke mbajtur flokët me duar për të treguar tatuazhin e saj më të fundit.

Për të gjithë ju që nuk e dalloni, tatuazhi në shqip lexon “zog”, dhe kjo fjalë ka një domethënie të madhe për Rita Orën.

Këngëtarja ka treguar se kur ishte e vogël, nëna e saj e thërriste “Zogi mamit”.

“Kur isha më e vogël nëna ime @veraora më thërriste ‘Zogi i mamit’, që do të thotë zogu i saj i vogël. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që ma bëre këtë kujtim që e dua shumë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN