Tashmë koronavirusi ka shkuar në të gjithë cepat e botës teksa dhe Amerika Latine, kontinenti i vetëm i paprekur nga koronavirusi shpalli rastin e parë të konfirmuar në Brazil.
jë 61- vjeçar është prekur nga koronavirusi dhe e ka sjellë nga Italia pasi braziliani udhëtonte shpesh drejt rajonit verior të Lombardisë aty ku ka shpërthyer koronavirusi dhe është bërë qendra e tij e rrezikshme në Europë.
Kontinenti i prekur më pak i prekur është Afrika me vetëm dy raste, një në Egjipt i cili tashmë është shëruar dhe një në Algjeri.
Më pas Azia është më e prekura për shkak edhe të vendit të origjinës të koronavirusit Kinës apo dhe të Iranit dhe Koresë së Jugut ku ka shpërthyer ditët e fundit.