Teuta-Vllaznia ishte ndeshja e fundit e Javës 22 të Superiores, ku durrsakët fituan 3-1 me përmbysje. Një rezultat që i ngjit durrsakët në vendin e katërt, 2 pikë pas Partizanit të vendit të tretë.
Ishin shkodranët që shënuan të parët me Gurishtën në 17’, por më pas vendasit përmbysin pjesës së parë, me Hoxhën në 24’ dhe Todorovskin në 44’. Djemtë e Detit e mbyllin fraksionin e parë 2-1.
Në pjesën e dytë shkodranët u futën të barazonin, por e pësojnë në minutën e 46-të me Lorenco Vilan. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshon.
Një humbje që rëndon shumë pozitat e Vllaznisë, që në dy fazat e para ishte në krye, ndërsa tani është skuadra që rrezikon më shumë të shkojë në ndeshje shtesë për të qëndruar në Superligë.