MENU
klinika

Flamurtari e bën “sefte” pas 22 javësh

Ngec Kukësi, Partizani përmbys në Laç

16.02.2020 - 15:56

Kategoria Superiore ka dhuruar emocione në 3 ndeshjet e orës 14:00, ku kanë spikatur fitoret Partizanit dhe Flamurtarit, përkatësisht 1-3 në Laç dhe 0-1 ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Kukësi u ndal 1-1 në Ballsh nga Bylis

Thuajse gjithcka ka ndodhur në pjesët e para. Të kuqtë përmbysën golin e Xhixhës në 2 minuta, më anë të Telushit dhe Bitrit. Ndërsa në pjesën e dytë shënon sërish Telushi një supergol, duke marrë tri pikë të arta.

Ndërsa Kukësi shënoi në pjesën e parë me anë të Mustës, por u penalizua në limitin e takimit nga goli i Mozzone-s. Një pikë që pak bën punë për të dyja skuadrat.

Supriza e kësaj jave quhet Flamurtari, që merr fitoren e parë pas 22 javësh, 0-1 në Gjirokatër ndaj Luftëtarit. Më shumë se sa për mbijetesën, kjo fitore tregoi se sa i papritur është futbolli. Golin e fitores e shënoi Ribaj me penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 22

Tirana ndalet pas 9 fitoreve radhazi