MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 22

Tirana ndalet pas 9 fitoreve radhazi

15.02.2020 - 18:56

Pas 9 fitoreve radhazi, 7 në kampionat dhe 2 në Kupë, Tirana është ndalur, për më tepër në shtëpi. Ishte Skënderbeu që barazoi 1-1 në “Air Albania”. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadra, korçarët nuk  i ikin zonës play-out, ndërsa Tirana humb shansin për të marrë kreun.

Bardheblutë kanë kontrolluar lojën gjatë gjithë pjesës së parë, por gol shënuan miqtë në ato pak zbritje. Më shumë ishte një gabim i mbrojtësve vendas, se sa një meritë e Bregut, i cili nuk fal nga afër.

Më pas Tirana sulmon, por Ngoo gjen traversën dhe jo golin. Tirana shënon, por goli anulohet pasi topi ishte prekur me dorë nga Ngoo.

E dyta nis edhe më fort për Tiranën, që kërkonte me ngulm golin, por në momentin final mungonin gjuajtjet drejt e portës. Megjithatë, në 80’, Cale barazon shifrat. Vendasit hidhen gjithë në sulm për të shënuar të dytin, por nuk ia dalin dot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 19

Goleadë e Tiranës, merr kreun provizor