MENU
klinika

"Xhamajka ka njohur shtetin e Kosovës...!"

Thaçi ia lë përgjegjësinë Vlora Çitakut për skandalin

21.02.2020 - 11:52

Nga presidenca kanë reaguar pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Nga zyra e Hashim Thaçit kanë deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pari që dha lajmin se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ai tha se për këtë e ka lajmëruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Mirëpo, ky lajm vetëm pak orë më vonë u përgënjeshtrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës që ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën. Nga zyra e presidentit kanë deklaruar se për njohjen janë lajmëruar nga Çitaku, derisa për informacione tjera kanë thënë se duhet që të flasin në MPJ.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka mbrëmë e përshëndetën të gjithë liderët në vend. Sot ndërkaq, ende nuk ka pasur reagim nga kryeministri apo liderët tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova vazhdon të jetë e fuqishme..."

Pavarësia e Kosovës njihet nga një tjetër shtet

Demanton liderët e vendit

Xhamajka mohon njohjen e Kosovës


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!