MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Tirana përmbys Kukësin në 3 minuta dhe merr kreun

21.02.2020 - 19:56

Spektakël në stadiumin “Air Albania”. Tirana ka marrë ndoshta fitoren më të rëndësishme të sezonit, teksa ka përmbysur 2-1 Kukësin dhe duke i marrë kreun ekipit verilindor.

Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël që në fillim të ndeshjes, që kishte një ritëm të lartë dhe kanë luajtur hapur, duke tentuar të shënonin në portat respektive. Megjithatë, pjesa e parë ka përfunduar pa gola.

Njësoj nis edhe dyta. Për të ardhur në minutën e 52-të, kur Vangjeli shënon në portën e tij, pasi Lika kishte dalë në përpjekje për të ndalur pasimin e Mustës në qendër të zonës. Sfida ndizet edhe më shumë. Tirana hidhet e gjitha në sulm.

Batha dhe Vangjeli kanë dy mundësi të mira, ndërsa Kukësi e nis e mbrohet. Në 84’, Teqja merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Kukësin me 10 lojtarë. Nga goditja e dënimit Batha shënon një supergol dhe barazon në 1-1.

Pa kaluar as 3 minuta, Tirana shënon edhe golin e dytë me anë të Torassa-s. Një shpërqendim i mbrojtjes kuksiane dhe argjentinasi nuk e ka të vështirë të realizojë golin e fitore.