Një javë më parë Ermal Mamaqi zhvilloi premierën e filmit të tij më të ri “I Love Tropoja”. Filmi u prit mjaft mirë nga publiku dhe shkaktoi shumë të qeshura, megjithatë një skenë nga filmi u keqkuptua.
Disa njerëz mendonin se Ermali kishte përdhosur moralin e tropojanëve, pasi kishte vendosur vajzën e shtëpisë të flinte me mikun.
Në fakt skena nuk ishte kështu dhe Ermali e sqaroi të vërtetën. Megjithatë, tropojanët vazhduan të replikonin, madje thanë se do të ngrihen edhe në protestë.
Megjithatë, tani skena duket se është bërë e qartë dhe Ermal Mamaqi ka marrë çmim të rëndësishëm në Tropojë. Ditën e djeshme, ai ka prezantuar filmin në Bajram Curr dhe aty është vlerësuar nga kryetari i bashkisë, Rexhë Byberi.
“Si regjisor, skenarist dhe autor me talentin dhe përkushtimin e tij ka kontribuar cilësisht në evidentimin dhe përhapjen e vlerave të veçanta të Tropojës”, shkruhet në vlerësim.
Ermali ka nisur turin e filmit dhe ai do të jepet edhe në shumë shtete të tjera.