MENU
klinika

Pas paralajmërimit për protesta

Tropoja merr vendimin për Ermal Mamaqin

05.02.2020 - 13:15

Një javë më parë Ermal Mamaqi zhvilloi premierën e filmit të tij më të ri “I Love Tropoja”. Filmi u prit mjaft mirë nga publiku dhe shkaktoi shumë të qeshura, megjithatë një skenë nga filmi u keqkuptua.

Disa njerëz mendonin se Ermali kishte përdhosur moralin e tropojanëve, pasi kishte vendosur vajzën e shtëpisë të flinte me mikun.

Në fakt skena nuk ishte kështu dhe Ermali e sqaroi të vërtetën. Megjithatë, tropojanët vazhduan të replikonin, madje thanë se do të ngrihen edhe në protestë.

 

View this post on Instagram

 

Dite e rendesishme per jeten time dje. Dita nr 1 e Turit te I love Tropoja. Shume i lumtur per pritjen qe na beri Tropoja dhe tropojanet mua dhe aktoreve te I Love Tropoja. Mbreme shfaqem filmin ne qender te Bajram Currit ne Pallatin e Kultures dhe na u desh qe te shtonim dhe nje shfaqje tjeter per ata qe nuk munden te futen ne orarin e pare. Rreth 1200 tropojane shkunden me te qeshura dhe duartrokitje sallen dhe mua mu duk sikur ishte hera e pare qe e shihja filmin. Emocion i madh. Dhe sikur te mos mjaftonte Nderi qe mora ishte qershia mbi torte ne te gjithe kete sukses qe po korr ky projekt. Mirnjohja e Bashkise Tropoje eshte nje titull qe me nderon dhe na ben te lumtur gjithe ekipin e I love Tropoja. Por nderi më i madh ishin urimet dhe përqafimet e publikut që pëlqeu filmin. Falenderime per Kryetarin e Bashkise Rexh Byberi, Drejtori i Zyres Rajonale Integrimi Europian, Guxim Alimani, Prefektin e qarkut Zenel Kucana. Faleminderit Tropoje.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Megjithatë, tani skena duket se është bërë e qartë dhe Ermal Mamaqi ka marrë çmim të rëndësishëm në Tropojë. Ditën e djeshme, ai ka prezantuar filmin në Bajram Curr dhe aty është vlerësuar nga kryetari i bashkisë, Rexhë Byberi.

“Si regjisor, skenarist dhe autor me talentin dhe përkushtimin e tij ka kontribuar cilësisht në evidentimin dhe përhapjen e vlerave të veçanta të Tropojës”, shkruhet në vlerësim.

Ermali ka nisur turin e filmit dhe ai do të jepet edhe në shumë shtete të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse

Sa i kushtoi filmi “I Love Tropoja”?

Merr vendimin e rëndësishëm

Ermal Mamaqi shkëputet nga televizioni