MENU
klinika

Skema kombëtare

Turizmi rural merr 5 mln lekë financim

11.02.2020 - 11:11

Agroturizmi është një sektor tjetër që përfiton mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2020.

“Rikonstruksioni i ambienteve për turizëm rural, me 6 deri 10 dhoma, financohen deri në 5 milionë lekë për subjekt”, citon vendimi i fundit i qeverisë, që përcaktohen kriteret dhe mbështetjen e fermerëve me fondet e buxhetit të shtetit.

Sipas këtij vendimi, mbështetja financiare adresohet për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt.

Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

Pikat e agroturistike, janë kthyer tashmë në sinergji për rritjen e të punësuarve dhe të të ardhurave.

Ato janë shndërruar në qendra, ku fermerët e zonës çojnë prodhimet e tyre tradicionale të zonës që konsumohen në këtë agroturizëm në mënyrë të përpunuar duke zhvilluar një pjesë të zinxhirit të zhvillimit në ciklin rural.