MENU
klinika

Nostalgji

Turjan Hysko kujton grupin “Produkt 28”

22.02.2020 - 15:44

Jemi të bindur se të gjithë i mbani mend hitet e grupit “Produkt 28”, si “Trokas”, “Inati”, “Si peme”, “Ke guri që s’bo xixa” etj.

Turjan Hysko, Alban Kondi dhe Fabian Basha janë tre djemtë që sollën hite dhe realizuan gjithsej 3 albume, ndërsa këngët e tyre vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Njëri prej antarëve të grupit, Turjan Hysko, është bërë së fundmi nostalgjik për kohën e vjetër me djemtë.

 

View this post on Instagram

 

Dikur… ??? #produkt28

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të disa viteve më parë të”Produkt 28″, duke sjellë nostalgji tek publiku për atë periudhë.

Të shumtë janë personat që i kërkojnë këngëtarëve rikthim dhe një bashkëpunim të ri, i cili ka munguar prej vitesh. Grupi i famshëm u krijua më 28 nëntor të vitit 2002, ndërsa ne po shpresojmë vërtet të kemi të reja nga djemtë!