MENU
klinika

Rrugët e rrezikshme në Elbasan

Unaza jugore, një prej akseve më problematike

08.02.2020 - 16:47

Unaza Jugore është një prej njollave të zeza të aksidenteve në Elbasan. Në të gjithë gjatësinë e saj mungojnë mbikalimet dhe sinjalistika, cka rrezikon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësoret. Një person humbi jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur në rrugët e Elbasanit vetëm në javën e parë të Shkurtit.

Një viktimë dhe 10 të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugët e Elbasanit vetëm në javën e parë të shkurtit. Unaza jugore që të çon drejt Librazhdit është një prej njollave të zeza.

I gjithë aksi është i banuar nga të dyja anët e rrugës dhe në asnjë segment të tij nuk ka mbikalime. Prej vitesh në të nuk investohet as në infrastrukturë as në sinjalistikë rrugore duke bërë që banorët të ndjehen të rrezikuar për çdo kalim në anën tjetër të rrugës.

Në qarkun e Elbasanit ka disa akse që për shkak të numrit të lartë të aksidenteve janë konsiderohen pika ose kthesat e vdekjes. Më problematiket janë segmentet Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji, kryqëzimi i Cërrikut dhe Kthesa Murrashit.