MENU
klinika

Sa kushton një statujë e Oscars?

Video/ Pse producenti i njohur fsheh statujën e “Oscars”?

10.02.2020 - 13:53

Pavarësisht se të gjithë kujdesen që të japin më të mirën para kamerave, ka raste kur nga lodhja dhe pritja e gjatë, personazhet e njohur bëjnë ndonjë gafë.

I tillë ishte edhe rasti i producenti nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Ai është filmuar në një moment pikant, teksa mundohet të fshehë çmimin “Oscars”, poshtë karriges së gruas që kishte para.

Mesa duket producenti është bezdisur duke e mbajtur në duar statujën dhe ka vendosur të gjejë një vend ku ta fshehë, por me siguri ka harruar që kamerat ishin të gjitha mbi fokusin e yjeve dhe tani videoja po bën xhiron e rrjetit.

Ndonëse ka një rëndësi të veçantë në karrierën e fituesve, një statujë kushton vetëm 1 dollar. Kjo shifër simbolike është vendosur në mënyrë që askush të mos e shesë çmimin tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN