Volkswagen of America në nëntor të vitit të kaluar ka prezantuar versionin elektrik T2 Bus të vitit 1972, me motor elektrikt të e-Golfit.
Ndërsa Volkswagen Commercial Vehicles, paralajmëron se së shpejti do të prezantojë T1-shin në version elektrik. T1-shi elektrik mban emrin e-Bulli, ndërsa si bazë për krijimin ka shërbyer modeli i vitit 1966, Samba Bus, transmeton Koha.net.
Volkswageni nuk ka zbuluar detaje konkrete, përveç që ka thënë se e-Bulli do të ketë shasinë moderne dhe motorin elektrik të bazuar në teknologjinë më të re të Volkswagen Groupit. Volkswageni e-Bulli do të vazhdojë ta ketë dizajnin klasik por me pjesë moderne, duke përfshirë dritat LED si dhe enterier me dyshemenë nga druri, ulëset me lëkurë, etj.
Më shumë detaje dhe fotografitë pritet të zbulohen më 25 mars, kur e-Bulli do të debutojë në panairin “Techno Classica 2020” në Essen, Gjermani.