“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, vuaj nga tiroidet nga funksioni i lartë i tyre. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Glandula e tiroides është e vendosur në regjionin cervikal ose në pjesën e qafës. Është e përbërë nga dy lobe ose dy pjesë, nga lobi i majtë dhe nga lobi i djathtë. Ajo prodhon dy hormone shumë të rëndësishme për trupin tonë: T3 dhe T4. Që këto dy hormone të prodhohen në normë duhet që në organizmin tonë të jetë i pranishëm jodi, të cilin ne e marrim nëpërmjet një sërë ushqimesh, siç janë brokoli, veza, peshku dhe produkte të tjera. Për më tepër duhet të bëni një vizitë tek mjekja endokrinologe.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.