12.02.2020 - 20:04
“Ne jemi të mrekulluar të ndajmë në këtë ditë që WhatsApp numëron më shumë se dy miliardë përdorues në botë”, theksoi grupi në një postim duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së bisedave, fotove, videove dhe të dhënave të tjera personale të përdoruesve.
“Ne e dimë që sa më shumë të lidhemi, aq më shumë duhet të mbrojmë të dhënat”, theksoi ai. “Ndërkohë që ne kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në linjë, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.
WhatsApp theksoi se çdo mesazh i dërguar është i siguruar nga një kod i fuqishëm që mbron informacionet nga piratët dhe kriminelët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tipar i ri i aplikacionit