MENU
klinika

Ja si qendron e vërteta

A na rrezikojnë kafshët shtëpiake nga COVID-19?

28.03.2020 - 08:10

Vlen të ripërsërisim që COVID 19 është virus i ri, prejardhja e saktë e së cilit akoma nuk dihet.

Deri tani është e vërtetuar që ky virus është mjaft ngjitës dhe transmetohet nga njëri person tek tjetri përmes spërklave në momentin që personi i infektuar kollitet, teshtin ose flet.

Megjithatë nuk mund të mungojë shqetësimi ynë edhe për të gjithë ata të cilët si pjesëtar familje kanë kafshë shtëpiake. A është e mundur që virusi COVID-19 të prekë miqtë tanë të vegjël si dhe a është e mundur të transmetohet ky virus te njerëzit?

Akoma nuk ka asnjë rast të njohur të transmetimit të COVID-19 nga kafshët shtëpiake te njerëzit. E megjithatë, duke qenë se të gjitha kafshët mund të mbartin baktere/viruse të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme te njerëzit, gjithmonë rekomandohet të respektoni në përditshmëri rregullat bazë të higjenës edhe për ta.

Për cdo rast rekomandohet të:

  • Lani duart pasi të keni prekur kafshët shtëpiake apo edhe ushqimin e tyre etj
  • Zbatoni rregullat bazë të higjenizimit korrekt të tyre
  • Kujdesuni për shëndetin e tyre duke u konsultuar vazhdimisht me veterinerin

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

Reagon Shtëpia e Bardhë për koronavirusin

“Media bën panik për të dëmtuar Trumpin”


Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë