MENU
klinika

Reagon Shtëpia e Bardhë për koronavirusin

“Media bën panik për të dëmtuar Trumpin”

29.02.2020 - 09:41

Ushtruesi i detyrës së shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se mediat amerikane po provokojnë panik për koronavirusin, për ta dëmtuar presidentin Donald Trump.

“Arsyeja që ato po i kushtojnë kaq shumë vëmendje, është se mendojnë se kjo do ta rrëzojë presidentin”, tha Mick Mulvaney. Duke folur me një grup konservatorësh të premten, ai tha se njerëzit duhet t’i injorojnë mediat, në mënyrë që t’i qetësojnë tregjet. Tregjet globale kanë vazhduar të bien pasi koronavirusi COVID-19 ka prekur tashmë mbi 50 vende të botës.

kolana e librave

Prejse është shfaqur për herë të parë në Kinë, dhjetorin e kaluar, sëmundja ka prekur 82,000 njerëz, ndërsa 2,800 pacientë kanë vdekur. Të gjitha, përveç 3,664 rasteve dhe 57 vdekjeve, janë raportuar në Kinë. Numri i amerikanëve të infektuar me koronavirus është 60. “Kemi ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm katër ose pesë javë më parë,” tha Mulvaney, duke iu referuar urdhrit të administratës Trump për të mbyllur kufirin për udhëtarët e huaj që vijnë nga Kina.

Kjo masë ishte mbuluar gjerësisht nga mediat në atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokratët kundërshtojnë presidentin

“Trump po abuzon me pushtetin”

Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”