MENU
klinika

Nuk nisen avionët nga Rinasi për në Romë, Milano, Bolonjë

Aeroporti i Rinasit anulon 6 fluturime drejt Italisë, nuk dihen shkaqet

08.03.2020 - 13:57

Gjashtë fluturime janë anuluar ditën e sotme: 3 nga Rinasi drejt Italisë (Romë, Milano, Bolonjë) dhe 3 të tjerë nga Italia drejt vendin tone.

Burime jozyrtare kanë bërë me dije për Top Channel se fluturimet janë anuluar për arsye operacionale, por ende nuk ka informacione zyrtare.

Pas shpërthimit të Coronavirusit në vendin fqinj, këto janë fluturimet e para që anulohen, teksa në Itali qeveria ka vendosur që zonat problematike në veri të vendit të izolohen. Ndërkohë katër linjat e tjera vijojnë fluturimet dhe po ashtu edhe kontrolli i njësisë shëndetësore që bën kontrollin e pasagjerëve, që ka nisur para disa javësh.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri tani janë testuar 59 raste, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

Personat e dyshuar kanë shfaqur shenja të infeksionit respirator dhe kanë vizituar vende të prekura nga virusi, teksa rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët kanë qenë në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës, ndërsa në 24 orët e fundit në nr. 127, ka patur 1391 thirrje. Ndërkohë, ka shkuar në 3, 652 numri i viktimave në rang global, ndërsa 107,420 njerëz janë infektuar, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Të prekur janë regjistruar në një pjesë të madhe të shteteve, ndërsa gjendja më alarmante paraqitet në shtetin fqinj, Itali, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ardhjet nga zona e kuqe drejt Shqipërisë

Koronavirusi/ Ndërpriten fluturimet me Italinë?

565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar

Koronavirusi/ Në 24 orët e fundit 70 viktima

'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat

Koronavirus/ Bie kërkesa, ulet prodhimi

Pse çmimet e naftës ranë ‘në tokë’?