MENU
klinika

Në dyshim NBA

Anulohet turneu i tenisit në Amerikë

09.03.2020 - 12:43

Anulohet një tjetër eveniment sportiv madhor. Turneu i Indian Wells në tenis është anuluar për shkak të Koronavirusit pak orë para llimit të tij. Lajmin e konfirmuan organizatorët e turneut amerikan, duke u bërë i pari event sportiv që anulohet në Amerikë prej Koronavirus.

Masters i Indian Wells është një nga turnetë më të rëndësishëm në botë, ku marrin pjesë tenistët më të mirë. Shkak u bë një rast me Koronavirus në kontenë e Riverside dhe kështu nisi situata e emergjencës. Tashmë në dyshim është edhe turneu Masters i Miamit, që zhvillohet pas dy javësh.

Ndërkohë, organizatorët e NBA kanë diskutuar për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Në SHBA ditët e fundit janë dyfishuar rastet e të prekurve me Koronavirus dhe normalisht edhe aktivitetet sportive janë vënë në dyshim.

Gjithsesi, ylli I basketbollit amerikan LeBron James ka “kërcënuar” federatën amerikane se në rast se ndeshjet do të luhen pa publik, ai nuk do të zbresë në fushë. Ky ishte vetëm një mendim personal, pasi Los Angeles Lakers është distancuar nga kjo deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1

Pas përhapjes së Koronavirusit

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në dyshim