MENU
klinika

Titulli i ri

Arilena e ka gati versionin në anglisht të këngës “Shaj”

09.03.2020 - 13:52

Për dy muaj me radhë, Arilena Ara ka punuar në një prej studiove më të mira në Los Angeles për versionin në anglisht të këngës “Shaj”, me të cilën u shpall fituese e “Festivalit të RTSH-së”.

Këngëtarja po përpiqet që të na përfaqësojë denjësisht dhe ka luftuar për ta përshtatur sa më mirë këngën e saj në anglisht, për t’i lënë përshtypjen e duhur publikut të huaj. Tashmë, “Shaj” e ka një titull zyrtar në anglisht, i cili në fakt na bëri përshtypje. Siç vetë Arilena e ka konfirmuar, kënga e saj në anglisht do të titullohet “Fall from the sky”.

Ky ndryshim ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit, të cilët po pyesin veten ç’ndodhi me “Shaj” apo nëse është një këngë e re.

 

View this post on Instagram

 

“Fall From The Sky” @eurovision

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

“Fall from the sky” ende nuk është publikuar në kanalizin zyrtar të “Eurovision”, ndërsa mbetet të presim për të dëgjuar versionin anglisht të këngës, si dhe të shohim videoklipin e realizuar në Hollandë.

Arilena do të performojë në “Eurovision” në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.