MENU
klinika

Nga Blerim Latifi

Bajraktarizmi, sëmundja kronike e politikës shqiptare!

10.03.2020 - 14:25

Bajraktarizmi është sëmundje kronike e politikës shqiptare! Tradicionalisht dhe historikisht!

Tregojnë se në vitin 1912, kur ushtria serbe po u afrohej kufijve të Kosovës, me të dëgjuar alarmin njerëzit filluan të grumbulloheshin për t’u dalë në pritë trupave serbe. Kur gjithçka ishte gati, plasi sherri mes prijësve dhe bajraktarëve rreth asaj se kush duhej të vihej në krye të rezistencës.

Njëri thoshte: Unë!

Tjetri ia kthente: Pse ti, e jo unë?

Ndërhynte një i tretë: As ti, as ti, por unë!

Derisa mospajtimet vazhdonin, trupat serbe kapërcyen Merdarën, marshuan nëpër Llap dhe brenda pak orësh u futën në Prishtinë.

Ndërkaq, rapsodi popullor e përjetësoi këtë situatë në vargjet e këngës: “S’mund e pritën as deri n’drekë”.

Të njëjtë jemi edhe sot: derisa Serbia avancon pozicionin e saj kudo në botë, ne grindemi se kush duhet të udhëheq dialogun e Kosovës me të. Marre dhe papërgjegjësi totale!