MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota çaji me arra dhe bajame të pjekura

24.03.2020 - 15:35

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Shijojini çdo pasdite me çajin tuaj të preferuar, por pse jo, edhe me filxhanin e kafesë në ballkon!

INGREDIENTËT

  • 350 gram miell
  • 130 gram sheqer
  • 100 gram fruta të thata; bajame dhe arra
  • 60 gram gjalpë i shkrirë
  • 2 kokrra vezë
  • lëkura e 1 portokalli
  • Një majë lugë gjelle sodë buke

UDHËZIMET

  1. Vendosim në një tavë frutat e thata për t’i pjekur pak.
  2. Në mikser vendosim miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit, sodën e bukës dhe i përziejmë bashkë.
  3. Shtojmë frutat e thata të pjekura dhe i përziejmë në mikser për 5 minuta.
  4. Masën e krijuar e hapim dhe e punojmë në forma të ndyshme, sipas dëshirës.
  5. I vendosim për t’u pjekur në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.