MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota vegane me copëza çokollatash

23.03.2020 - 15:14

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 5 persona
Do i hani brenda sekondave, e sigurt!

INGREDIENTËT

  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • 2 lugë çaji vaj kokosi
  • ½ lugë gjelle me gjalpë kikiriku
  • 1 banane e madhe e shtypur
  • ½ lugë çaji vanilje
  • 1 gotë miell
  • ¼ lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ¼ lugë çaji sodë pjekjeje
  • Pak kripë
  • ½ filxhan me copëza çokollate

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 160 gradë Celsius.
  2. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër pjekjeje.
  3. Në një tas bashkoni sheqerin, shurupin, vajin e kokosit, gjalpin, bananet, vaniljen dhe i përzieni mirë derisa të formoni një pastë homogjene. Shtoni miellin sodën dhe pluhurin pjekës.
  4. Në fund i shtoni copëzat e çokollatës dhe pak kripë.
  5. Tani filloni e formoni me dorë biskotat sipas formës suaj të preferuar.
  6. I fusni në furrë të piqen për 13-15 minuta.
  7. Shijojini!