MENU
klinika

Të paktën ekonomikisht...

Britanikët ende presin ‘epokën e artë’ të Mbretërisë së Bashkuar

03.03.2020 - 18:37

Duke shkruar në korrik 2016, pas votimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE, David Davis, sekretari i parë i shtetit të qeverisë Konservatore për Brexit, parashikoi një epokë të artë të marrëveshjeve globale të tregtisë.

“Unë pres që faza e negociatave për shumicën e tyre të përfundojë brenda 12 deri 24 muajve,” parashikoi ai.

Më shumë se tre vjet e gjysmë pas parashikimit pa fakte të Davis, qeveria vazhdon të jetë te4për e paqartë, për sa i përket marrëveshjevee tregtare jo-evropiane. Nëse do të ishte e mundur të fitonim para nga këto premtime, të gjithë do të ishim të pasur deri tani.

Në një broshurë të re të botuar nga departamenti i tregtisë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, shtatë vendet e BE-së (Gjermania, Hollanda, Franca, Irlanda, Spanja, Belgjika dhe Italia) dhe Zvicra ishin midis 10 partnerëve kryesorë tregtarë të Mbretërisë së Bashkuar. SHBA ishte më e madhja dhe Kina ishte e pesta më e madhe.

Megjithë rëndësinë e BE-së në tregtinë britanike, qeveria e kryeministrit Boris Johnson planifikon të shkëpusë Mbretërinë e Bashkuar sa më shumë që të jetë e mundur nga Evropa kontinentale, për sa i përket standardeve rregullatore dhe kornizave ligjore.

Ana tjetër e medaljes janë marrëveshjet me SHBA-në, Kinën dhe ekonomitë e tjera të mëdha jo-evropiane.

Profesori Rana Mitter, tha që disa vende kishin një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare me Pekinin. Australia është një shembull, për vendet, që zakonisht kanë produkte, të tilla si minerale ose makineri të përparuara, që e bëjnë një marrëveshje tërheqëse për kinezët.

“Mbretëria e Bashkuar nuk ka një sektor të dukshëm që Kina e sheh si një përfitim për interesat e veta, kështu që një marrëveshje nuk ka gjasa të arrihet shpejt,” tha Prof Mitter.

Nga ana tjetër, disa specialistë kinezë thonë se një marrëveshje tregtare do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar më të varur nga Kina, dhe kështu Londra mund të bëhet më e gatshme të flasë për interesat e Pekinit në forume ndërkombëtare.

Presidenti Donald Trump jo vetëm që është i përkushtuar ndaj një politike tregtie “Amerika e parë”, por dëshiron që aleatët e saj, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohen me të në qëndrimin e tij të ashpër kundër Kinës për arsye të sigurisë kombëtare.

Një konflikt midis Uashingtonit dhe Londrës nisi për shkak të vendimit të Johnson për të lejuar Huawei, ndërmarrjen kineze të telekomunikimeve, të luante një rol të pjesshëm në zhvillimin e rrjeteve celulare 5G të Mbretërisë së Bashkuar.

Konflikte të tjera kanë nisur për shkak të vendimeve të Londrës për taksat mbi shërbimet dixhitale, kërcënimet e administratës Trump për të vendosur tarifa për importet e makinave dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për marrëveshjen bërthamore iraniane.

Për më tepër, objektivat e negociatave të SHBA për një marrëveshje tregtare tregon se Uashingtoni e ka në “rrezen e shikimit” Londrën.

Në një njoftim për shtyp të qeverisë fundjavën e kaluar, Johnson u citua të parashikonte se “dy kombet tona të mëdha” do të “tregtonin salmon të tymosur skocez për kapelet Stetson”.

Ishte  shumë shpresëdhënëse për shpirtin e kudondodhur të Davidit të harruar tani.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”