MENU
klinika

Business Insider/ Tregu në pesimizëm

Bursat “të hutuara” për të ardhmen

08.03.2020 - 13:54

Investitorët kanë edhe pak ditë për të analizuar më tej epideminë koronavirus. Rastet e koronavirusit kaluan 100,000 të premten, ndërsa shpërthimi u përhap më tej në të gjithë botën. Firmat amerikane urdhëruan punonjësit të shmangnin udhëtimet jo thelbësore. Të tjerë i kanë bërë thirrje stafit për t’u vet-karantinuar, duke shkaktuar shqetësime të reja rreth virusit që po shkakton një tronditje të kërkesës në ekonominë e SHBA. Pjesa më e madhe e zhvillimit të ardhshëm të virusit mbetet e pasigurt, duke lënë investitorët në errësirë se kur paqëndrueshmëria mund të marrë fund.

Mund të ketë ndonjë larmi shkaktuesish që sjellin një zhvendosje nga blerja masive në shitje masive dhe kjo thjesht përkeqëson ekonominë. Investitorët ama nuk duhet ta luajnë këtë lojë! Të tjerët po shqyrtojnë precedentin historik për të parashikuar lëvizjet e ardhshme të tregut. Menaxherët e pasurive ende mbajnë më shumë se 150 miliardë dollarë në aksione, një shumë që mund të ushtrojë presion domethënës në rënie mbi aktivet e rrezikut nëse shitjet do të vazhdojnë më 9 mars, sipas RBC. Analistët gjithashtu po i drejtohen të dhënave të mbledhura nga Shoqata Amerikane e Investitorët individualë për të gjetur një kufi teorik për rënien e tregut.

Pesimizmi i tregut do të duhet të vazhdojë ngjitjen para se të ketë kuptim për të konsideruar nëse është arritur pika e fundit apo jo. Paralajmërimet në rritje për ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, uljen e drejtimit të ndërmarrjes dhe recesionin e mundshëm global vazhdojnë t’i mbajnë investitorët në frikë. Të dhënat ekonomike që do të lëshohen gjatë javëve të ardhshme janë mënyra më e mirë për të gjykuar kur ky treg do të shërohet, sipas Bankës së Amerikës. Besimi i konsumatorit mbetet thelbësor për recesionin global, sidomos për të vendosur nëse ai do të zgjasë muaj ose javë. Investitorët gjithashtu monitorojnë ndjenjën e biznesit të vogël, pretendimet e të papunëve dhe aktivitetin e hipotekave, pasi këto do të jenë ndër të parët që do e dinë nëse ekonomia botërore do të shmangë një recesion apo jo.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Business Insider

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”