MENU
klinika

Alarmohet tregu i aksioneve

Francë/ Bursat europiane në vlera negative

26.02.2020 - 14:44

Tregjet e aksioneve europiane, të shqetësuara prej disa ditësh, për shkak të përhapjes së koronavirusit, reaguan shumë negativisht sot pas frikës së OBSH-së se tani mund t’i duhet të menaxhojë një pandemi.

“Është kohëzgjatja e koronavirusit dhe pasojat e ngadalësimit në zinxhirin e furnizimit që rëndojnë te bursat”, tha Frédéric Rozier, menaxher në Mirabaud France. Për shkak të krizës shëndetësore, Banka e Francës njoftoi se ishte e gatshme të zvogëlonte pak parashikimin e saj të rritjes për vitin 2020 në Francë.

Në Rusi, indeksi RTS i Bursës së Moskës, i mbyllur të hënën për shkak të një feste publike, ra me 5,16 %. Eurostoxx humbi me 2,07 %. Tregjet europiane përfunduan në vlera shumë të ulëta: Parisi ra me 1,94%, Frankfurti 1,88%, Londra 1,94%, Milano 1,44%, Madridi 2,45%, Bursa Zvicerane 2,19%, Brukseli 2,28%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Fitimi i parë pas 6 javësh

CNBC/ Stabilizohen çmimet e naftës