MENU
klinika

Kryevepër e sulmuesit shqiptar

Çekiçi shënon golin e nëntë në Slloveni

03.03.2020 - 17:44

Dy gola në tri ditë, Endri Çekiçi është kthyer protagonist absolut në ekipin e tij Olimpija Ljubjana në kampionatin slloven. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol kryevepër nga goditja e dënimit në transfertë ndaj Aluminij.

23-vjeçari ka goditur mjeshtërisht në trekëndëshin e djathtë të portës, duke çuar në delir skuadrën e tij për avantazhin 0-1. Ky ishte goli i nëntë i tij në kampionat, ku është aktivizuar në 19 ndeshje. Skuadra e Çekiçit fitoi 2-1 me ekipin e vendit të tretë, duke përforcuar pozitat në vendin e parë.

Ish-lojtari i Dinamos së Zagrebit po dërgon javë pas javë sinjale te stafi i kombëtares shqiptare dhe trajneri Reja, duke i treguar se ka ardhur momenti, që edhe ai të provojë të veshë fanellën e ekipit kombëtar. Çekiçi ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkëlqejnë futbollistët e Kombëtares

Skuqet fundjava në Europë, 5 gola nga legjionarët