MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Zyrtare, Endri Çekiçi prezantohet në Slloveni

04.02.2019 - 19:38

Endri Çekiçi është zyrtarisht një lojtar i Olimpija Ljubljana në Slloveni. Vetë faqja e klubit shkruan se sulmuesi pogradecar, që ka qenë që në fillim të janarit me ta, duke u aktivizuar edhe në miqësore, vetëm ditët e fundit ka rënë dakord me Dinamon e Zagrebit.

Olimpija Ljubjana dhe Dinamo Zagreb kanë arritur marrëveshjen finale dhe sllovenët e kanë prezantuar lojtarin e Kombëtares zyrtarisht. Tashmë Çekiçi është federuar zyrtarisht për ekipin slloven.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Olimpijas. Shpresoj të ndihmoj ekipin të arrijmë objektivat dhe të fitojmë kampionatin. Miku im, Filip Uremoviç, më ka treguar shumë gjëra të mëdha për këtë klub.

cekici
cekici

Shpresoj që të përshtatem me skuadrën dhe të merrem vesh me shokët e skuadrës dhe trajnerët. Do më mirëpresin sa më mirë të jetë e mundur, dhe unë do mundohem të tregoj vlerat e mia” – ishin fjalët e para të Çekiçit, për faqen e klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN