MENU
klinika

Bashkia Fier dezinfekton pallatin

Çifti i bashkëshortëve pozitiv me COVID-19

25.03.2020 - 19:36

Pas konfirmimit të dy rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e Fierit, ku behet fjale për një çift bashkëshortesh 60 dhe 55 vjeç, Bashkia ka bërë dezinfektimin e pallatit. Banesa e personave të prekur ndodhen në lagjen 29 nëntori.

Punonjës të bashkisë Fier kanë dezinfektuar territorin e jashtëm të pallatit, derën kryesore, shkallët dhe ashensorin madje dhe marketin poshtë pallatit.

Qyteti Fier vazhdon të mbetet i dyti pas Tiranës për numrin e lartë të të prekurve nga COVID-19, por edhe ndërgjegjësimi i banorëve është rritur, të cilët pasi marrin shërbimet e nevojshme, si ushqime, qendrojnë në banesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Thyen urdhërin dhe dolën në rrugë me makina

5 të shoqëruar në Durrës