MENU
klinika

Po Mike Pence është infektuar?

COVID-19 futet dhe në zyrën e zv.Presidentit të SHBA-së

21.03.2020 - 11:56

Zyra e zv.Presidentit amerikan, Mike Pence, ka konfirmuar se një nga anëtarët e stafit të tij rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Këtë mbrëmje na njoftuan që një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit doli pozitiv për koronavirusin,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra.

Në deklaratë thuhet se as Presidenti Donald Trump dhe as Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me personin në fjalë.

Mike Pence është emëruar nga presidenti Trumo për të kryesuar task forcën në luftën kundër përhakjes së pandemisë në Shtetet e Bashkuara së Amerikës.

SHBA-të janë duke u përballur me një numër të madh të infektuarish me Covid-19, duke e cuar nurmin e tyre deri tani mbi 19 mijë, ndërsa masat e rrepta janë marrë për mbylljen e shkollave, bareve dhe tubimeve.